Demarkacioni shkon sot ose nesër në Kuvend?!

Ende nuk dihet nëse eventualisht kërkesa e sotme e Qeverisë për “Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufinin Shtetnor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, ka me ju dërgue po sot Kuvendit, për votim të menjihershëm.

Por, ajo çfarë mund të parashikohet asht se gjasat janë që menjiherë mbas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, të mblidhet kryesia e Kuvendit për me futë në rend të ditës edhe çashtjen e demarkacionit.

Megjithatë, burime të KosovaPress thanë se disponimi i sotëm i Qeverisë asht që të kërkohet nji vazhdim seance për nesër, me pikë të vetme të rendit të ditës -demarkacionin me Malin e Zi.

Shtymja mund të kërkohet për arsye se ende nuk janë bind të gjithë deputetët e koalicionit për votim pro kësaj pike.

Cili do që të jetë kombinimi, simbas krejt gjasave, demarkacioni duhet me kalue para ardhjes së zavendëspresidentit amerikan në Kosovë, në mes të këtij mueji.

Kjo thuhet të jetë edhe nji ndër pikat kryesore të arsyetimeve që po u thuhen disa deputetëve.

Joe Biden ka me vizitue Kosovën më 17 Gusht.