Demi: Ka degradue pozita e Presidentit. Hashim Thaçi s’asht President konsensual e as qytetar i ndershem

I ftuemi i dyte ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum ishte Agron Demi nga GAP i cili votimin e deputeteve te LDK’s per zotni Thaçin per President, e quejti fyemje nga ana e LDK’s per elektoratin e saj.

“Tashma na e kemi nji President, por perveç qe s’asht figure unifikuese ai nuk asht as qytetar qe respekton ligjet”, tha Demi tue i kujtue disa raste te shkeljes se ligjeve dhe rregullave te shtetit te Kosoves, nga ana e Thaçit.

E dallimin e votave nga 50 ne raundin e pare e ne te 3’tin me 71, Demi tha se ka dyshime qe jane ba si presione e jane premtue favore te ndryshme.

Keshtu tue e theksue nji rast qe nji deputete e ka fitue tenderin, ku per te njajtin nuk ka marre leje 2 vjet.

Demi tha se drejtesia duhet me u marre me kete pune.

Tue e quejt proces jo te rregullt procesin e zgjedhjes se Thaçit President, Demi tha se Kushtetuesja duhet me u marre me kete çashtje, edhe pse ai nuk beson qe nuk ka shkelje te Kushtetutes, mbasi qysh tha “tane kohen ne salle kane qene 81 deputet”.

“Mustafa me shkrimet ne Facebook e ka tregue veten e tij”, vleresoi Demi.

E per zanat se zgjedhja e Thaçit per President ka me dobesue PDK’n, Demi tha se nuk beson ne nji gja te tille.

“Une po du me besu qe ato jane veç akuza e kurgja tjeter”, tha Demi lidhun me akuzat ndaj Thaçit per trafikim te organeve njerezore.

Ai shtoi se keto munden me qene jo reale, por keto akuza asht dashte me ndikue ne moszgjedhjen e tij President.

Ne pyetjen se a ka me zgjate “jeta” e koalicioit mbas zgjedhjes se Thacit President, Demi tha se beson qe ka me pase zgjedhje te jashtezakonshme, se qysh tha ai, Qeveria asht dobesue mbas zgjedhjes se tij President.

“Prej krejt kesaj bllokade as nuk asht dobesue koalicioni e as s’jane forcue partite opozitare”, nenvizoi Demi.

E per te, mbas kesaj bllokade politike “ka ardh koha me ba reforma te randesishme Kushtetuese”, ngase simbas tij, qytetaret nuk po e shohin nji alternative se qysh kishte me u doke nji Qeveri me keta lidera politik”, tha Demi tue ju refere partive opozitare.