Demi: Kjo qeveri i ka dy opcione: zgjanimin e koalicionit ose zgjedhje!

I ftuem ne emisionin Rrokum Roll, Agron Demi nga GAP, ka fole per aktualitetin politik ne Kosove. Ai asht ndale te gjendja ne Veri te Kosoves, ku mes tjerash thote se, “ne Veri asht krijue nji realitet qe Qeveria nuk po mundet me ndalue, sic asht rasti me ndertimin e nji lagje nga serbet. Qeveria ka thane se nuk ka me lejue ndertimin e kesaj lagje, por kjo mbetet veç deklarate”.

Ai thote se sikur te ishte Asociacioni, veprimet ne Veri kishin me qene kompetence e saj.

Ai ne vazhdim thote se, gjendja ne Veri “po legalizohet e po pranohet nga Qeveria, dhe shpejt nuk ka me u thane ma qe jane veprime ilegale, por kompetenca qe ja kemi transferue”, tue shtue se Qeveria po e pranon realitetin ne Veri.

Demi ka shtue se disa marreveshje te arrituna ne Bruksel nuk po respektohen, sidomos nga komunat qe kane ndikim nga Serbia.

“Ne Marreveshhjet e Brukselit asht arrite edhe marreveshja qe qytetaret e Kosoves me kalue neper Serbi per me dale ne Hungari, por mundesh me shkue ne Bruksel, por s’mundesh me u kthye ne Beograd, sepse nuk asht pjese e marreveshjeve”.

Ai foli edhe per nji fakt tjeter qe ka te baje me keto marreveshje.

“Ne Serbi te denojne nese te ndalin me kerr dhe ua kallxon patent shoferin e Republikes se Kosoves, sepse ky dokument nuk zavendesohet siç bahet me leternjoftimet apo targat e kerreve”.

Demi ka fole edhe per Demarkacionin, tu thane se, kjo marreveshje veshtire se ka me u ratifikue.

“Mendoj qe nuk i kane votat e mjaftueshme per me ratifikue Maarreveshjen e Demarkacionit, tue pase parasysh qendrimet e disa deputeteve, edhe te Pozites, se nuk kane me votue”.

Demi thote se asht krijue nji bindje qe nese Qeveria terheket nga Demarkacioni, atehere konsiderohet si fitore e Opozites. Ai njiashtu, thote se nese nuk arrihet ndonji marreveshje, atehere Demarkacioni duhet me shkue ne Arbitrazh.