Demi: Qeverine nuk e lane as anetaresimi n’UEFA, e as liberalizimi i vizave

Anetaresimi ne UEFA asht anetaresimi ma i randesishem per Kosoven, se e adreson Kosoven ne nji arene krejt tjeter prej asaj qe jemi mesue me pa vendin. Duhet me u prish marreveshja e Kosoves me Brukselin, ku Kosova u pranue me fusnote, mbasi marreveshjet nuk po respektohen nga Serbia, tha si i ftuem ne Rrokum Roll, Agron Demi nga instituti GAP.

Demi theksoi se shume kosovare jane gjobite se nuk asht pranue leja e vozitjes e Kosoves ne Serbi, se asht anashkalue ne bisedimet ne Bruksel.

“Na kujtohet ajo pamje kur delegacioni serb ishte me plot letra, e delegacioni kosovar me duer ne xhepa”.

“Nese kishte me pase etike ne politiken kosovare, shume pjesemarres ne delegacionin e Kosoves ne Bruksel kishin me dhane doreheqje”, vleresoi Demi.

Ne vazhdim te bisedes, Demi tue fole per punen dhe postin e ministrit te Puneve te Jashtme, tha se meditjet per keto poste jane ma te medhaja se rroga.

“Agjencia Kunder Korrupsionit ishte dashte me ba ma shume presion, per me u kallxue meditjet nga kjo ministri”, tha ai.

E per liberalizimin e vizave, Demi u shpreh i bindun se ka me qene pa kushte, njajte si per vendet tjera.

“Nese ka me pase ndonji kritike nga vendet e BE’s, s’ka me qene per Kosoven, por per Turqine”, tha ai dhe shtoi se nuk beson se kemi me levize te lire deri ne fund te ketij viti ose deri ne fillim te vitit te ardhshem.

Demi vleresoi se liberalizimi i vizave s’ka me pase ndikim te pjesa ma e madhe e popullates, por ka me pase te sportistet, studentet e biznismenet.

Per deputetet qe kane shkue ne seance veç per meditje e jo per me marr pjese ne seance, Demi tha se aty u kuptue se atyne u intereson veç edhe sa muej kane me marre meditje, e jo per zhvillimin e vendit. E per kete arsye, Demi tha se ata deputete nuk pajtohen me shkue ne zgjedhje te jashtezakonshme. Kjo gjendje ne Kuvend, per Demin, asht ma e keqe se sa kur kishte gaz lotsjelles.

“Pamvaresisht kush ndryshohet … kemi me i pase problemet e njajta, se mbetet e njajta qeverisje”, tha ai tue fole per riformatizimin e Qeverise.

Per koalicionin AAK-NISMA  Demi tha “shpresoj se ka me pase sukses, se kemi nevoje per nji parti te re. Meqe jane djege ne partite e vjetra une nuk pres ndonji ndryshim ne gjykim”.

“Besoj ende qe zgjedhjet kane me ardhe nga fundi i vitit, e ato kane me ardhe si rezultat i ndasise ne vet koalicionin qeverises. LDK asht partia qe i frigohet me shume zgjedhjeve te reja se asht damtue shume”, tha krejt ne fund Demi.