Demiraj për kanabisin: Gati arrestimi i 124 personave

Ministri i Mbrendshëm Teknik i Shqipnisë, Dritan Demiraj ka folë në lidhje me detyrën e tij, kanabisin dhe marrëdhanien me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Demiraj ka thanë në Report Tv  se ekziston nji listë me 124 emna, persona të përfshimë në trafikimin e landëve narkotike, kjo listë përbahet nga njerëz të thjesht e deri te medhej.

Ai thekson se të gjithë kanë mbështetje politike.

Ndërsa shton se ai gjatë këtyne muejve në krye të ministrisë nuk e ka takue asnjiherë Kryeministrin tue e cilësue si të çuditshme.

E ndërsa i pyetun në lidhje me çashtjen e Ballist Morinës, Ministri Demiraj tha se Qeveria ka reague me vonesë e ndërsa shtoi se ai ka kontaktue me Ambasadoren kroate mbasi çashtja asht shumë sensitive.