Demolli me komandantin e KFOR’it. FSK gati për Ushtri

fsk

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli u takue, në bazën e KFOR’it, me Komandantin e Kontingjentit ushtarak të KFOR’it, në Kosovë, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglieta.

 
Simbas nji njoftimi për media, gjatë takimit të Ministrit Demolli me gjeneralin Miglieta u bisedu për situatën e sigurisë në vend, procesin e transformimit të Forcës së sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosuna të Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë dhe të Forcës së Sigurisë me Komandën dhe KFOR’in në përgjithësi.

Me këtë rast, Ministri Demolli e njoftoj Komandantin e KFOR’it, gjeneralin Miglieta mbi zhvillimin, profesionalizmin si dhe shkallën e përgaditjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës për me u transformue në Forca të Armatosuna, në momentin që do të merret vendim, nga institucionet ma të nalta të shtetit të Kosovës.

 
Komandanti i KFOR’it, gjeneral Guilielmo Miglieta konfirmoj gatishmëninë për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e gjithashtu edhe gatishmëninë për garantimin e paqes dhe sigurisë, në të mirë të funkcionimit të jetës së qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës.

 

demollimigaleta