Demolli: Qe sa milionë euro i nevojiten FSK’s me u transformue n’ushtri

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka prezentue sot ndamjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai para anëtarëve të Komisionit për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se mjetet e ndame për vitin e ardhshëm për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 51 milionë euro , ndërsa kërkesa e tyne ka qenë mbi 54 milionë euro.

Ai po ashtu ka kallxue se për 10 vjetet e ardhshme për transformim të FSK në FAK nevojiten 811 milionë euro.

“Në detaje asht parapa kosto buxhetore për krijimin e kapaciteteve të plota të Forcave të Armatosuna për periudhën 10 vjeçare. Kjo periudhë 10 vjeçare simbas planifikimeve, pregaditjeve të parapame asht nda në tre faza. Në fazën e parë e cila ka me zgjat 3 vjet, e ku kemi me u fokusue në riorganizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosuna të Kosovës, mandej kemi me u fokusue në kompletimin e infrastrukturës ligjore si dhe mbështetjen logjistike, rekrutimin e personelit adekuat se dhe pajisje me armatim dhe pajisje të tjera ushtarake. Në dy faza të tjera planifikohet me u ba kompletimi i kapaciteteve të plota operacionale… Buxheti i parapamë në tanësi për transformimin e FSK në FAK asht 810 milionë e 982 mijë euro , apo përafërsisht 811 milionë euro”, tha Demolli.