Demostratat e 2 Prillit. Të vramët ende pa status deshmori

Janë ba 35 vjet që nga demostratat e 81’shit të nisuna me 11 dhe 26 Mars nga Studentët e Universitetit të Kosovës, të cilave me 1 dhe 2 Prill iu bashkuen edhe qytetarët e tjerë, tue kërkue liri dhe pamvarësi, si nji kerkesë jetike e popullit.

Me këtë rast, në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Komuna dhe ish-të burgosunit politikë mbajtën akademi përkujtimore, që u hap me poezinë e Ismail Kadaresë “E hidhun kjo vjeshtë”, kushtue demonstratave, për me vazhdue me shfaqjen e fotografivë të ranëve, të shoqnuem nga tingujt e muzikës së Fatime Sokolit.

Në mesin e familjarëve të deshmorëve, u pa edhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Naim Zhitia nga Shoqata e të Ranëve dhe Dëshmorëve të Kombit, tha se edhe pse demostratat e studentëve i dhanë drejtim çashtjes së kombit shqiptar, madje tue fillue edhe shkatërrimin e Jugosllavisë shumë herojë e dëshmorë të kombit po injorohen nga institucionet e vendit.

Vllau i dëshmorit Afrim Zhitia u bani thirrje institucioneve me e korrigjue këtë gabim dhe me i dekorue herojtë dhe dëshmorët që ranë në mbrojtje të kombit.
Meriman Braha, nga Shoqata e të Burgosunve foli për gjendjen e Kosovës dhe qytetarëve të saj në periudhën e Jugosllavisë.

Ai përmendi parullën e kohës “Trepça punon, Beogradi ndërton”, si kundërshtim ndaj eksplatimit të resurseve të Kosovës nga ana e Jugosllavisë.

Profesori Agim Vinca mbajti fjalim mbi rrjedhat e ngjarjeve të kohës, tue theksue se asht ahistorike që ngjarjet e para 35 viteve me u gjykue me kriteret e sotme, e sidomos tue i pasë parasysh rrethanat dhe idealin e veprimtarëve të kohës.