Denim i randë për Mohamed Morsi

Presidenti i parë i zgjedhun në mënyrë demokratike në Egjipt dhe i larguem me anë të nji puçi ushtarak, Mohamed Morsi, u dënue dje me 40 vite burg mbas akuzës për spiunazh në favor të Katarit.

Vendimi i Gjykatës Penale në Cairo asht transmetue drejpërdrejt nga televizioni shtetnor i Egjiptit.

Morsi u dënue me 25 vite burg, me pretendimin se asht anëtar i organizatës ”Vllaznia Muslimane”, që asht në listën e organizatave të ndalueme si dhe 15 vite burg me pretendimin se ka dërgue dokumente të mshefta të shtetit drejt Katarit.

Për rastin e spiunazhit në favor të Katarit, ku në mesin e të akuzuemve ka edhe gazetarë, gjashtë persona u dënuen me vdekje, ndërsa katër të tjerë me dënime të ndryshme.