Denimi i Radovan Karadžić, lajm kryesor në mediat botnore

Mediat botnore kane raportue lidhun me gjykimin e njanit nga të akuzuemit kryesor për masakrat në Bosnje e Hercegovinë, Radovan Karadžić.

BBC ia ka kushtue hapësinën kryesore këtij lajmi në të cilën shkruen “për gjenocid në Bosnje dhe krime lufte dënohet me 40 vjet burg”.

CNN nuk e ka përcjell direkt këtë ngjarje, por lajmin ky televizion e ka titullue “Kasapi i Bosnjës pret gjykimin për gjenocid”.

Lidhun me “Kasapin e Bosnjës” ka shkrue edhe tabloidi i “Daily Mail”, ku thuhet se drejtësia ma n’fund arriti.

“Gjykata për Krime Lufte e ka shpallë fajtor kreun e krimeve në Bosnje e Hercegovinë”.

E përditshmja britanike The Guardian, në faqen e tyne lajmin për Karadžiće kanë cilësue si lajm të “fundit”.

E te mediat e rajonit, qysh edhe kuptohet, ky lajm ka me qenë kryesori i ditës.

Pritje të madhe ka pasë në Bosnje e Hercegovinë, e përditshmja e këtij vendi “Dnevni Avaz” shkruen se Radovan Karadžić shpallet i fajshëm, me reaksione të shumta nga vendi dhe bota, mes të cilave përmendet citati i The Guardian se “gjykimi i Karadžić asht ma i randësishmi mbas atij të Nurenbergut”.