Denis MacShane, qe qysh e sheh viziten e Biden në Kosovë!

Ish-ministri për Europë, Denis MacShane, në portalin Christiantoday, i ka ba nji pershkrim vizitës së Baidenit në Kosovë, tue i vnu theksin në çashtjet fetare.

Ai përshkrimin e fillon tue tregue se zavendëspresidenti amerikanë Joe Biden ka me vizitue këtë javë nji vend të vogël në Europë që ka ba ma shumë se ç’duhet për me gjetë hapësinë për besim dhe tolerancë.

Simbas MacShane, Biden nji katolik i devotshëm, ka me shkue në Kosovë dhe Serbi, ku ka me gjetë në Ballkanin Perëndimor politika pasiononte me karakter fetar dhe të randësishme si askund tjetër në botë.

Ai banë nji përshkrim të ndryshimeve që ka pasë ky rajon nën sundimin e perandorive, dhe ndikimet që ato kanë sjellë edhe në perbamjen fetare, që nga myslimanët otoman, ortodoksët rus, krishtenët gjerman e austro-hungarez, e deri tek ateizmi i konfiguracionit artificial të Jugosllavisë komuniste.

Kryeqyteti i vendit për MacShane, ka xhamitë e tij, por vajzat e reja vishen me të shkurta, ku Birra Peja asht nji nga ma të mirat në Europë, që së bashku me venën kosovare, tregojnë se Islami në Kosovë asht tolerant dhe modern.

MacShane, përmend po ashtu organizimin e konferencës ndërfetare, ku marrin pjesë të gjitha konfesionet, ku përfaqësuesit e tyne shpenzojnë nji javë të tanë tue diskutue për çashtje që lidhen me religjionin.

Ndër të tjera autori, që dikur ishte Ministër për Europë në qeverinë britanike, përmend edhe fitoren e Majlinda Kelmendit, për me vendos atë në koloritin e Kosovës, si shoqni me tipare të shumta.