Denis MacShane uron Thaçin për postin e fituem tue e kujtue kohën si student në Cyrih

Ish-ministri i Shtetit për Europë në Qeverinë e ish-Kryeministrit britanik Tony Blair, Denis MacShane, mbas zgjedhjes së Thaçit President, ia ka kujtue kohët kur ai ishte student në Cyrih.
“Hashim Thaçi asht zgjedh President i ri Kosovës. 20 vjet ma parë ai ishte student në Cyrih, nji kohë kur andërronte çlirimin e vendit të tij nga sundimi kolonial serb”, ka shkrue ai në Twitter.