Denohen me kusht zyrtarët e BSPK’s!

Bahri Shabani, Rrahman Emini e Sami Rrahmani, të akuzuem për përvetësim në detyrë, u denuen me kusht nga Gjykata në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë denoi Bahri Shabanin, Rrahman Eminin e Sami Rrahmanin që në cilësinë e zyrtarëve të Bashkimit të Sindikatave të Pamvaruna të Kosovës akuzoheshin për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Bahri Shabani u denue me dy vjet burg me kusht, Rrahman Emini me 1 vjet e gjashtë muej burg të tillë dhe Sami Rrahmanit gjykata i shqiptoi burg me kusht prej 1 viti.

Të tre nuk duhet me krye vepra tjera penale gjatë dy vjetëve të ardhshëm nëse nuk duen me përfundue në burg për denimet që ju shqiptuen sot.