Denohet grupi i ‘Badovcit’, qe me sa vjet burg!

Pesë të akuzuemit në rastin e njoftun si “Badovci”, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi janë shpall fajtorë.

Besnik Latifi asht denue me 13 vjet burgim, Gazmend Haliti 12 vjet, Milazim Haxhija me 10 vjet, Enis Latifi me 8 vjet burgim dhe Fehmi Musa me 4 vjet.
Ata janë gjetë fajtorë se në bashkëkryemje e kanë frigsue popullatën si dhe kanë pregaditë veprën terroriste me ikonografinë e ISIS, për me dëshmue besnikninë dhe shtrimjen e tyne edhe në Kosovë.

Të akuzuemit ngarkohen me veprën penale ‘për terrorizëm kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’.