Denohet me 20 vjet burg vrasësi i liderit opozitar në Rusi (foto)

Zaur Dadajev, nji ushtar nga rajoni mysliman i Çeçenisë, në jug të Rusisë, u denue sot me 20 vjet burg për vrasjen e liderit rus të opozitës, Boris Njemcov jashtë Kremlinit në 2015.

“Katër persona të tjerë u denuen me 11-19 vjet burg për role të ndryshme në vrasjen e Njemcovit, si edhe presionin e ushtruem ndaj opozitës politike ruse të fragmentueme”, njoftoi media shtetnore.

Anzor Gubashev, i shpallun fajtor për gjurmimin e liderit të opozitës, Njemcov gjatë natës së vrasjes, u denue me 19 vjet burg.

Vëllai i tij, Shadid Gubashev u denue me 16 vjet burg i akuzue, se ka qënë pjesëmarrës në organizimin e krimit.

Dy persona të tjerë, Temirlan Eskerhanov dhe Hamzat Bahajev u denuen me 14 dhe 11 vjet burg respektivisht, të akuzuar si bashkëpunëtorë në organizimin e vrasjes.

Njemcov, nji kritik i ashpër i Presidentit, Vladimir Putin u vra në Fror të vitit 2015, disa ditë përpara marshimit të madh opozitar dhe publikimit të nji raporti të diskutueshëm që implikonte ushtrinë ruse në konfliktin e Ukrainës.

Ai ka qënë zavendëskryeministër nën drejtimin e ish- presidentit, Boris Jelcin, paraardhësit të Putinit.

Dadajev ka pranue se shkaku i vrasjes së Njemcovit ka qënë fyemja e Islamit dhe liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadirov, nga ana e liderit të opozitës.

Familja e Njemcovit ka hedh dyshime se Kadirov mund të jetë përfshi në urdhnimin e vrasjes së tij.

 

boris