Denohet me 27 vjet burg vrasësi i drejtorit të Prishtinës

Gani Sahiti, i akuzuemi për vrasjen e drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihun, asht denue me 27 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku rasti ishte kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Në seancën e së Premtes, kur u dha fjala përfundimtare e palëve, i akuzuemi deklaroi se ndihet i penduem për veprën që e ka kryer dhe i kerkoi falje familjes së të ndjemit.

Sahiti akuzohet se më 3 Tetor 2011 në vendin e punës në mënyrë dinake dhe të paskrupullt privoi nga jeta Remzi Salihun, atëkohë drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.

 

ganiu_remziu