Departamenti Amerikan i Shtetit “fundos” opozitën për bllokimin e Kuvendit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikue sot Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2015. Simbas këtij raporti problemi ma i randë i të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit ta kaluem ishte pengimi i dhunshëm i zhvillimit të seancave të Kuvendit nga ana e deputetëve të opozitës gjatë periudhës Tetor-Dhetor, të cilët kanë bllokue fjalën e lirë dhe kalimin e ligjeve.

Bazue në raportin e vëzhguesve vendor të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturave dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në raportin amerikan thuhet se policia ka përdorë dhunë gjatë arrestimit të deputetit Albin Kurti dhe 97 aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes me 28 Nandor 2015.

Problem tjetër serioz asht korrupsioni endemik në Qeveri dhe në sektorin privat si dhe dështimi për me i dënue veprat korruptive, thuhet në raport.

Dhuna dhe diskriminimi shoqnor ndaj minoriteteve entike, grave, personave me nevoja të veçanta, pjestarëve të komunitetit LGBTI, përbajnë zonën e tretë të shqetësimit për të drejtat e njeriut në Kosovë, simbas Raportit të DASH.

Si probleme të tjera të të drejtave të njeriut në vend, raporti evidenton keqtrajtimin e të burgosunve nga ana e Policisë, kushtet fizike nën standard të burgjeve në vend, si janë abuzimi me substanca narkotike, korrupsioni, favorizimi i disa të burgosunve, paraburgimi i gjatë dhe mos efikasiteti i sisemit të drejtësisë.

Në raport thuhet se gjatë vitit 2015 ka pas kërcënim të medias nga ana e zyrtarëve të shtetit dhe grupeve kriminale.

Edhe bllokimi i lëvizjes së lirë në urën e Mitrovicës së veriut konsiderohet nji problem shumë serioz në Kosovë.

Kufizimi i lirisë fetare, dhuna në familje, dhuna ndaj grave, kushtet e kqija në instituconet e shëndetit mendor, puna e fëmive, e punësimi në baza gjinore përmenden po ashtu në raportin prej 36 faqesh të Departamentit Amerikan të shtetit për Kosovën.

Në Kosovë asht evidentue nji rritje e esktremizmit islamik, shqetësues asht numri i kosovarëve në lufta të hueja, teksa aksioniet e Policisë së Kosovës për arresitim të personave nën dyshime për aktivitete terroriste, si dhe mbyllja e institucioneve fetare të cilat nxisin ekstremizmin, konsiderohen hapa pozitiv në luftën kundër ekstremizmit.

Ndërkaq sa i përket të drejtave të punëtorëve, Raporti parasheh që autoritetet kosovare nuk e kanë zbatue në mënyrë efektive ligjin e punës.

Deri në Shtator të vitit 2015 Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ka lëshue 182 dënime, të cilat variojnë nga dëmine pa të holla deri te dënimet prej 35 mijë eurosh, të cilat simbas BSPK’s janë të pamjaftueshme për me e zgjidhë problemin e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, thuhet në Raport.

Ndërkohë në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipninë, thuhet se problemi kryesor i të drejtave të njeriut në Shqipni asht korrupsioni i përhapun në të gjitha degët e Qeverisë, veçanërisht mbrena sistemit të drejtësisë dhe të kujdesit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave.