Departamenti Amerikan i Shtetit: Mosnjohja e Kosovës nga Bosnja po e pengon luftën kundër terrorizmit

isis

Fakti që Bosnja e Hercegovina nuk e njeh Kosovën, po e pengon edhe luftën rajonale kundër terrorizmit, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). Siç thuhet në raport, egziston nji rrezik nga terroristët se bashkëpunojnë pa kurrfarë problemi, përderisa për shkak të problemeve politike, vazhdon me mungue bashkëpunimi institucional.

Drejtori i Qendrës për Studime të Sigurisë në BeH, Denis Hadzovic, ka thanë për Radion Evropa e Lirë në gjuhen boshnjake, se mosnjohja nga ana e BeH, po i damton raportet edhe në fushat tjera, por edhe në fushën e sigurisë.

Të njajtin mendim ka edhe anëtari i komisionit parlamentar boshnjak për Siguri, Shemsudin Mehmedovic. Ai thotë se shkaku i përcjelljes së politikës serbe ndaj Kosovës, BeH po bije në këso lloj grackash.

“Nuk egziston nji koncensus i mbrendshëm politik në BeH për pranimin e Kosovës, mbasi po përcillet politika serbe, por kjo nuk do me thanë se duhet me u ba edhe ma tutje me qenë në situatë që mosnjohja me pengue edhe njohjen reciproke të dokumenteve, kur ka të baje me qytetarët e dy vendeve, mbasi që kontrollimi i kalimeve të njerëzve, lehtëson luftën kundër terrorizmit”, ka thanë Mehmedovic.