Departamenti Amerikan i Shtetit: Terrorizmi iranian ka mbrri në Shqipni

Terrorizmi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikue Raportin mbi Terrorizmin e Shteteve për vitin 2016, ku bjen në sy edhe përmendja e Shqipnisë, jo si nji vend mbështetës, por si nji vend i shejstruem nga terrorizmi.

Simbas këtij raporti, Shqipnia kërcënohet nga terrorizmi iranian, që e sheh Shqipninë si nji pikëmbështetje në kontinentin europian.

Si edhe në Bosnje, Irani ka tentue të infiltrohet përmes krijimit të organizatave bamirëse dhe kulturore që shërbejnë si organizata të mshefta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës.

Ma tej, raporti thekson se Irani ka vazhdue aktivitetin terrorist, tue rritë mbështetjen për Hezbollahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupimet e ndryshme në Siri, Irak e mbanë Lindjen e Mesme. Sa i përket pranisë në Europë, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se shumë aktivitete mbeten ende të pazgjidhuna, raporton Ora News.