Departamenti Amerikan: Shqipnia ka dhanë kontribut në luftën kundër ISIS, Kosova ka rritje të ekstremizmit

Në kapitullin për Shqipninë Departamenti Amerikani Shtetit thotë se ka qenë nji përkrahës i përpjekjeve kundër terrorizmit për vitin 2015, ndërsa ka vazhdue pjesëmarrjen në koalicionin global të udhëhequn prej SHBA’ve në luftën kundër ISIS, tuee dhurue nji sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni për forcat peshmerga në Irak.

DASH, në raportin për vitin 2015 vlerëson legjislacionin shqiptar, i cili parashikon denime të ashpra për aktet e terrorizmit, financimin e tij, grumbullimin, transferimin dhe mshefjen e fondeve që financojnë terrorizmin, si dhe transaksionet me personat e perzgjedhun si të sanksionuem nga OKB’ja. Por, edhe për rekrutimin dhe stërvitjen e personave për ndërmarrjen e akteve terroriste, sikurse edhe për ngritjen, udhëheqjen apo pjesëmarrjen në organizata terroriste.

Sa i përket Kosovës, DASH thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik asht rritë gradualisht që prej konfliktit të vitit 1999, nxitun pjesërisht prej financimit nga organizatat e hueja që predikojnë ideologji ekstremiste. Rreth 250 luftarë të huej terroristë nga Kosova, kanë udhëtue në Siri dhe Irak për me luftue përkrah ISIS ose Frontit al-Nusra, prej të cilëve janë vra 50 vetë.