Departamenti i Emergjencave: Komunat në gjendje gatishmënie, përveç Gjakovës rrezikohen edhe këto qytete

Reshjet e shiut që kanë fillue me intensitet shumë të naltë që nga orët e mbramjes të ditës së djeshme kanë shkaktue përmbytje në disa vende.
Deri tash, Gjakova asht rajoni ma i prekun nga reshjet e shiut.
Drejtor i Departamentit të Gatishmënisë në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Hajriz Sejdiu, thotë për lajmi.net se krejt komunat janë në gjendje gatishmënie për me veprue në rast nevoje.

“Gjendja ma e randë për momentin asht  në regjionin e Gjakovës,  të Pejës, mund të rrezikohet  edhe rajoni i Prizrenit por për momentin gjendja ma e randë asht në Gjakovë për shkak të lumejve të cilët janë afër daljes nga shtrati. Drejtoria për mbrojtje dhe  shpëtim asht e gatshme me shpallë nji gjendje për me rritë nivelin e gatishmënisë  në shkallën e tretë për shkak se rrezikohen disa shtëpi banimi, rrezikohen edhe urat rrugët”, bani të ditun Sejdiu për lajmi.net.

Ai thotë se për këtë situatë, kanë ba nji paralajmërim të hershëm për mbrojtjen e mjedisit e cila, si u shpreh ai, tregon se zonat potencialisht që mund të përfshihen nga vërshimet në Kosovë janë Peja, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, deri afër Prishtinës.

“Pritet që reshjet me vazhdue edhe ditën e nesërme me intensitet pak ma të vogël por rreziku ka me qenë sot edhe gjatë orëve të mbramjes”, shtoi ai.

Sejdiu po ashtu njoftoi se Komunat e kanë ngrit nivelin e gatishmënisë dhe janë në gjendje gatishmënie.

“Ndoshta kemi me pasë fat që të mos me reague por sidoqoftë na e kemi percjellë këtë informacion dhe komunat me ekipet e tyne janë të gatshme”, tha ai ndër tjera.