Deputetë të Pozites kërkojnë tryezë për Demarkacionin

Deputeti i PDK’s, Xhavit Haliti, ka propozue që në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Integrime Europiane me u ftue Komisioni Qeveritar për shejimin e vijës kufitare me Malin e Zi për me u njoftue me mënyrën se si ka funksionue ky komision.

Po ashtu, nga disa deputetë të pozitës u propozue që me u mbajtë nji tryezë e rrumbullakët dhe me u ftue ekspertë, gjeografë dhe deputetë, të cilët kanë qenë aktivë për çashtjen e demarkacionit, ndërsa opozita ka paralajmërue se ka me bllokue seancën nëse kjo marrëveshje vjen në Kuvend për me u ratifikue në versionin aktual.