Deputetët debatojnë për Këshillin Prokurorial

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miratoi nji seri rregulloresh në mbledhjen e sotme.

Ndër pikat ma të randësishme ishte propozimi i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe projektligji për patent shofer.

Nënkryetarja Selvie Halimi hapi diskutimin derisa pika 3 e rendit të dites zgjoi debat lidhun me propozimet e anëtarëve të Këshillit Prokurorial vetëm nga UP dhe kolegji Fama.

Propozimi i deputetëve për mbledhjen e propozimeve nga Oda e Avokatëve dhe Prokurorisë u shtye për ne mbledhjen e ardhme.