Deputetet dojnë ballafaqim faktesh për Demarkacionin

Dëputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dërgue kërkesë kryeparlamentarit për organizimin e nji debati profesional-shkencor, mes Komisionit Shtetnor për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionistë, për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çashtjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Iniciator të kësaj kërkese dhe debati janë deputetët e të dy partive opozitare atë të Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.

Ndryshe nismëtari i parë asht deputeti i LDK’s, Shpejtim Bulliqi.