Deputetet e arrestueme nuk kanë vërejtje në sjelljet e Policisë

Monitorues të KMDLNJ’s, bajnë të ditun se në kuadër të mandatit të tyne kanë vizitue Qendrën e Ndalimit në Prishtinë mbas protestës së mbajtun më 1 Shtator kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, me ç’rast në hapsinat e Kuvendit të Kosovës u arrestuen deputetet Donika Kadaj dhe Aida Dërguti të Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa qytetarë të tjerë.

Në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, KMDLNJ njofton se takoi të dy deputetet dhe shton ma tej se deputetët pohuen se nuk kishin vërejtje në sjelljet e policisë gjatë arrestimit të tyne.

“Gjithashtu, deputetet pohuen se ato nuk janë njoftue me të drejtat që u takojnë në momentin e arrestimit. Me të drejtat janë njoftue vetëm kur kanë mbërri në Qendër të Mbajtjes. Ato nuk patën vërejtje në sjelljet e stafit të Qendrës së Mbajtjes.” thuhet në komunikatë.