Deputetët e PDK’s dhe LDK’s kërkojnë qartësime për Demarkacionin

demarkacioni

Deputetë të koalicionit qeveritar duen që para se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi me shkue për ratifikim, komisioni qeveritar me raportue në Kuvend për këtë marrëveshje.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkue që Komisioni Qeveritar për Demarkacionin me ardhë në Komisionin për Integrime Europiane, para se kjo marrëveshje me shkue për ratifikim në Kuvend të Kosovës.

Haliti, anëtar i PDK-së në këtë Komision, tha se ka ende paqartësi sa i përket demarkacionit.

“Meqenëse kemi të bajmë me çashtje të ndjeshme edhe për opinionin edhe për interesat në përgjithësi që po ballafaqohemi me qytetarët dhe me interesat e Kosovës, veçanërisht tani kur po pritet liberalizimi i vizave për Kosovën, kemi ende paqartësi sa i përket demarkacionit”, tha Haliti.

Anëtarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se duhet të jenë nji listë njerëzish tue përfshi dhe ekspertë të kësaj fushe, për të pasë nji ballafaqim të drejtpërdrejtë.

“Unë po pajtohem që, përveç Komisionit tonë dhe Komisionit shtenror, ju si kryesues me i ba ftesë edhe nji liste njerëzish që përfshinë deputetët që kanë qenë ma aktiv në dhanien e mendimeve qoftë pro qoftë kundër rreth kësaj çashtje, por edhe ata pesë a gjatë emna që në komunitetin e ekspertëve kanë qenë ma aktiv në përgaditjen e publikimeve apo prezentimin e opinioneve për këtë çashtje, që të kemi nji ballafaqim të drejtpërdrejtë dhe jo vetëm nëpërmes medieve, që edhe na si deputetë të kemi qasje në ato argumente”, tha ajo.

Osmani shtoi se, nëse ky asht nji kriter për liberalizim të vizave, Komisionit i takon që me informue ma shumë dhe me kqyrë se pse ka ardhë deri te kjo.