Deputetët e Turqisë grushtojnë njani-tjetrin gjatë seancës në Kuvend

Tensionet mes deputetëve të Partisë për Drejtësinë dhe Zhvillim (AKP) dhe Partisë Demokratike pro-kurde, në fund rezultuen me rrahje mes deputetëve gjatë seancës plenare të Kuvendit të Turqisë.

Ngjarja ndodhi gjatë debatit për formimin e komisionit, i cili duhet me i hetue shkeljet e mundshme të organeve të rendit.

“Jashtë terroristët”, thërriste nji deputet i AKP’s në drejtim të kolegut të tij nga partia pro-kurde.

Fjalët e tij u provokuen nga deklarata e deputetit të partisë pro-kurde, i cili para deputetëve tha se “shpreh ngushëllime ndaj civilëve dhe fëmive të vramë nga organet e rendit”.

Gjatë përleshjes me fjalë, deputetët e dy partive herë mbas here “shkëmbyen” edhe grushta.

turqi turqi1