Deputetet e VV’s, qe qysh e vendosin shejën e kufinit me Malin e Zi

Pese deputetet të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj-Bujupi dhe Smajl Kurteshi kanë vendos logon e Republikës së Kosovës, afër kufinit me Malin e Zi.

Deputeti i LVV’s, Fisnik Ismaili nepërmjet nji postimi në “Facebook” ka shpjegue arsyen e këtij veprimi.

 

Ky asht postimi i Ismajlit n’Facebook:

Kjo pikë asht kufini i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht.