Deputetët kane mungue 927 herë në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës !!

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikue raportin për pjesëmarrjen dhe mungesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në muejin Kallnor, Fror dhe Mars të vitit 2015, në 10 seanca, deputetët kanë mungue 167 herë. Në tremujorin e dytë, në 17 seanca nuk kanë marrë pjesë 306 herë të zgjedhunit e popullit.

Ndërkaq në muejt Korrik, Gusht dhe Shtator, deputetët kanë mungue 208 herë në 11 seanca plenare.

Në tremujorin e fundit, Tetor, Nandor dhe Dhetor, mungesat e deputetëve në 9 seanca, arrijnë shifrën në 246 herë.

Deputetët që kanë mungue ma shumë, me dhe pa arsye, gjatë gjithë vitit janë: Fatmir Limaj (Nisma) me 27 mungesa, Besnik Bislimi (VV) me 25, Puhie Demaku (VV) me 21 dje Adem Hodza (LS).

Ndërsa deputetët “shembullor” pa asnji mungesë janë: Ali Sadriu, Etem Arifi, Synavere Rysha nga LDK, Fadil Beka, Labinotë Demi-Murtezi, Hajdar Beqa dhe Mexhide Mjaku-Topalli nga PDK.

E simbas Grupeve Parlamentare ma s’shumti mungesa kane grupi i Listës Serbe me 185 mungesa, VV’ja me 172, PDK’ja me 171, LDK’ja 144, AAK’ja ka 75, Nisma 63 mungesa.

Deputetët që nuk i takojnë asnji grupi, kanë 36 mungesa, ndërsa ma s’paku kanë mungue Grupi 6+, gjithsej 9 herë.

deputetet