Deputetët ma të korruptuem në botë, Shqipnia e treta!

Në Barometrin Global të Korrupcionit, nji raport i hartuem nga Transparency International dhe që mat eksperiencat e qytetarëve me korrupcionin në 42 vende të Europës dhe Azisë Qendrore, kallxon se në Shqipni, qytetarët vlerësojnë se deputetët e tyne janë shumë të korruptuem.

Shqipënia renditet e treta për nivelin ma të naltë të perceptimit se deputetët janë të korruptuem me 55 përqind. Ajo len mbas vetëm Moldavinë, ku ky nivel asht 76 përqind dhe Ukrainën, 64 përqind

Po ashtu, Shqipnia ka nji renditje jo pozitive edhe lidhun me eksperiencat që qytetarët kanë pasë me ryshfetin. Simbas raportit, përhapja e ryshfetit asht në masën 34 përqind ose nji në tre persona ka dëshmue se ka ba pagesa nën dorë për me marrë nji shërbim publik dhe ryshfeti shihet si tejet i zakonshëm.

Mes vendeve të rajonit, Shqipnia ka nivelin ma të naltë, e ndjekun nga Bosnja me 27 përqind.