Deputetët marrin nji letër, qe për çka!

Përfaqësuesit e rajonit të Rugovës i kanë dërgue nji letër Kuvendit të Kosovës, tue kërkue nga deputetët që të mos e ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ata kerkojnë formimin e nji komisioni te ri qeveritar ku do të jenë anëtarë dhe përfaqësues të brezit kufitar, shkruen Zëri.

Në nji takim të perbashkët n’emën të komunitetit rugovas ata kanë nënshkrue letrën të cilën ja kanë drejtue sidomos deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku kanë arsyetue pse nuk duhet me u ratifikue Marrëveshja dhe pse nuk ka me pranue rugovasit.