Deputetët që marrin 30 mijë euro në vit veç për nënshkrime

Edhe pse pa opozitën, partitë e koalicionit ishin shprehë të gatshëm për me vazhdue punën në Kuvend, nji gja e tillë nuk po ndodhë.

E dukshmënia e kësaj vepre ishte në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës. Shefat e grupeve parlamentar të koalicioni nuk arritën me i sjellë në Kuvend deputet e tyne, në mënyrë që me përfundue seanca e planifikueme.

Madje edhe tentimi i dytë i iniciuem nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ishte edhe ma i dështuem.

E tue pyet se mos deputetët e koalicionit PDK-LDK i janë bashkue opozitës, Veseli ironizoi me ta tu thanë se disa deputet paskan ardhë veç për mëditje.

Për monitoruesin e punës së Kuvendit, Albert Krasniqi nga KDI mungesa e korumit tregon mos seriozitetin e deputetëve për çka ata edhe paguhen.

Krasniqi foli edhe për gjuhën jo parlamentare të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, drejtue opozitës, tu thanë se ai pe ndjenë mungesën e tyne.

E ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se mungesa e quorumi’t tregon se koalicioni qeveritar nuk asht tu shkue mirë.

Gjatë viti të kaluem, Kuvendi i Kosovës ka arrit me përmbushë agjendën legjislative vetëm 34%, nga ajo sa ishte planifikue.

Mbetët të shihet nëse këtë vit ka me arrit me kalue këtë përqindje.