Deputetët që nuk munguen në asnji seancë

Kuvendi i Kosovës kohëve të fundit asht tue u përballe me mungesë të pjesëmarrjes së deputetëve në seanca plenare, mbasi që në disa nga seancat në sallë ishin të pranishëm ma pak se 61 deputetë.

Edhe pse me këtë quorum kane mund me u marre vendime, deputetë të cilët kanë qenë të rregullt me pjesëmarrjen e tyne në të gjitha seancat janë të pakët, ka vlerësue Instituti Demokratik i Kosovës në nji publikim.

Sipas KDI, që prej marrjes se mandatit të tyne e deri më tani, vetëm 4 deputetë nuk kanë të regjistrueme asnji mungesë.

Këta deputetë janë Fadil Beka dhe Mexhide Mjaku-Topalli nga PDK; si dhe Ali Sadriu dhe Synavere Rysha nga LDK. Nga kjo listë përjashtohen deputetë që kanë marrë mandatin rishtazi”, njofton KDI.

deputetet