Deputetët “rebelë” të LDK’s që janë kundër Thaçit!

Të paktën tre deputetë të LDK’s edhe zyrtarisht kanë deklaru se nuk do të marrin fare pjesë në seancën e Kuvendit.

Vjosa Osmanit dhe Adem Salihajt sot iu ka bashku edhe deputeti i LDK’s, Hatim Baxhaku, i cili me anë të nji postimi në Facebook ka njoftu se nuk do të merr pjesë në seancën ku Hashim Thaçi pritet të votohet për president.

Votën kundër zgjedhjes së Thaçit president e kanë paralajmëru edhe Melihate Tërmkolli, deputetët e pamvarun Gëzim Kelmendi, Margarita Kadriu dhe Shaip Muja por edhe deputetët tjerë të LDK’s Alma Lama, Arben Gashi, Anton Quni, Armend Zemaj, Fatmir Rexhepi dhe Doruntinë Maloku.

Por këta ende nuk dihet nëse do të marrin pjesë në seancë ose jo.