Deputeti gjerman ka nji lajm të keq për Shqipninë

Shqipnia pritet mos me i çelë negociatat me Bashkimin Europian, pamvarësisht rekomandimit pozitiv të Komisionit.

Deputeti i Bundestagut Gunther Krichbaum që ndodhet në nji takim me mediat në Tiranë, tha se Shqipnia nuk i ka plotësue 5 prioritetet dhe prandaj Grupi i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman ka me votue kundër çeljes së negociatave.

“Krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor. Në kandvështrimin tonë nuk janë plotësue 5 prioritetet themelore”

“Budestagu ka të drejtën me u shprehë me qëndrimin e tij para se të çelen negociatat për nji vend kandidat. Ndaj, pa vendimin e Bundestagut, kancelarja gjermane nuk mundet me u shprehë pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me nji vend kandidat.