Deputeti holandez fyen shqiptarët. Rrini në vendin tuej e hani qull

Nuk ka pranu numër të madh refugjatësh dhe Holanda nuk i duron ata.

Sidomos nëse vijnë nga shtete që nuk ikin nga lufta.

Deputeti Malik Azmani, i partisë së kryeministrit VVD ka pasë nji porosi për refugjatët që vijnë nga Kosova apo Shqipnia.

“Ajo që unë e kuptoj asht se 25% e atyne që kerkojnë azil vijnë nga shtete të sigurta, prandaj nëse më pyetni mua, ata duhet t’i kthejmë menjiherë”.

Unë ju sugjeroj atyne që të kthehen menjiherë në Kosovë apo Shqipni në mënyrë që atje të hanë qull.

Asht ma mirë sesa problemet që po na krijoni këtu, tue na lodh me kerkesat për azil në shtetin tonë, ka thanë Azmani.

Azman asht me prejardhje nga Maroku dhe asht deputet që nga viti 2010 në Parlamentin e Holandës.

Qeveria udhëhiqet nga partia VVD në koalicion me Partinë Laburiste.

Vitin e kaluem kosovarët u zunë tue mashtru autoritetet holandeze.

Mbasi hynin në Gjermani, ata paraqiteshin në Holandë gjoja sikurse vinin për herë të parë.

Meqë IOM u jepte deri në 2000 euro nëse ktheheshin, shumë prej tyne e kishin ba nji gja të tillë.

Edhe këtë mashtrim e denoncoi deputeti Azmani tue thanë se asht koha që t’i kthejnë mbrapsht të gjithë kosovarët.