Deputeti holandez: Shqiptarëve nuk duhet me ju dhanë azil

Nji deputet në Parlamentin holandez asht shprehë se shqiptarët duhen kthye menjiherë mbrapsht, nëse ata aplikojnë për azil në vendin e tij.

Malik Azmani, deputet i Partisë së Popullit për Liri dhe Demokraci, tha se shqiptarët që mbërrijnë për azil në Holandë duhen kthye mbrapsht.

Qëndrimi i tij u kundërshtue në “Twitter” nga deputeti kristiandemokrat Pieter Omtzigt, i cili u shpreh kundër tolerancës zero dhe retorikës së Azmanit.