Deputeti i larguem nga PS, Blushi: Kqyreni sa shqiptarë vdesin për shkak të mbetjeve

ben-blushi-1-640x380

Deputeti i larguem nga PS, Ben Blushi ka publikue në Facebook nji video të “Forumit Botnor Ekonomik” ku kallxohet shkalla e vdekshmënisë për shkak të ndotjes nga mbetjet në 10 vende të botës.

Mes tyne asht edhe Shqipnia, që renditet në vendin e 5’të me 171.4 vdekje për 100 mijë banorë.

Shikoni sa shqiptare humbim per shkak te mbetjeve”, shkruan në Facebook deputeti Ben Blushi.

Pak ditë mbasi Qeveria miratoi ligjin e importit të mbetjeve, Ben Blushi deklaroi largimin nga PS’ja. Ai tha se asht kundër këtij ligji dhe po mbështet fuqimisht kauzën e shoqnisë civile në mënyrë që ky ligj të mos vihet në zbatim.