Deputeti i LDK: Nëse s’ka marrëveshje, qe çka duhet me ba

Deputeti i zgjedhun i LDK, Haxhi Avdyli, ka përmende opcionin e zgjedhjeve të reja nëse partitë politike nuk arrijnë të merren vesh për kompromis për me bashkëqeverise.

Statusi i tij:

Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

Situata është shumë e thjeshtë.

Bllokues të krijimit të institucioneve janë ata që sipas interpretimit (të praptë) kushtetues kanë drejtë që të parët të propozojnë, pra PAN.

Ata janë të parët ,por jo fitues dhe as shumicë

Ata kanë 39 nga 120 deputetë që pa marreveshje me partitë shqiptare asesi skalojnë 61 e nevojshme.

Tendenca e krijimit të shumicës, jo permes marreveshjes ndërpartiake , por përmes tjetërsimit të vullnetit të ndonjë deputeti është bllokadë edhe mē madhe e aspak zgjidhje.

Nuk do duhej të ketë as mirëkuptim as arsyetim për asnjë deputet që tjetërson vullnetin e qytetarëve votues.

Zgjidhja para zgjedhjeve ishte e thjeshtë për kandidatët.

PAN, LAA,VV ishin opcionet për tu kandiduar si deputet. Unë dhe 109 kandidatë besuam që Avdullah Hoti me ekip mundet me qeverisë më mirë. Po të besoja në fillim ndryshe do isha në listën tjetër do loboja dhe do dilja para qytetarëve me listën me tjeter kandidat për kryeministër. Tani marreveshjet për koalicione i bëjne partitë me dialog e negocim e jo individët. Krijimi qeverisë me 2 deputet të tjetërsuar politikisht është thyrje e rregullave politike , fyrje e vullnetit të qytetarëve, presion i pandershëm në emër të jaranisë ndaj deputetëve apo joshje korruptive si veper penale. Ndoshta dikush bënë edhe këtë kalim, edhe pse sbesoj që kaq lehtë mund ta tradhëtoi besimin e mijera votuesve, por kjo edhe nuk prodhon zgjidhje politike per vendin, as për PAN-in e më së paku i nderon ata 2 deputetë kushdo qofshin. Mos kofsha në lekurën e tyre , sepse më së rëndi do e kenë ata 2 ,se kushdo nga ne që të shikojmë votuesit në sy.

Prandaj koha është për reflektim , e jo për aventura me shtetin.

Të ulemi, të bisedojmë, si parti e koalicione.

Ata që mirren vesh të krijonë shumicën parlamentare e të qeverisin. Sbehet kiameti që edhe nëse sarrijmë ti kënaqim ambiciet tona ndonjeherë sepse ardhmeria e fëmijeve tanë është më e rendesishme. Nëse s’mirremi vesh, shkojmë në zgjedhje tjera e ia shpenzojmë edhe nja 5 milion bugjetit të Kosovës. Por së paku secili deputet aty ku beson ka shansë të renditet në listë.