Deputeti i LDK’s: Komisioni Shtetnor ka gabue!

Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet që të votohet me 1 shtator nga deputetët e Kuvendit.
Derisa subjektet opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) kanë shpreh qendrimin e tyne kundër, janë edhe disa deputetë të pozitës (LDK-PDK) që kanë shpreh qendrimet kundër kësaj çashtje.

Deputeti nga partia e Isa Mustafës, Arben Gashi në nji prononcim për “Indeksonline” nuk ka tregue se si ka me votue për demarkacionin, mirëpo ka akuzue Komisionin Shtetnor për gabimet që ka ba me rastin e vijës kufitare.

“Unë kam mendimet e mia dhe vlerësimet e mia nga ato çfarë kam pa, por mënyra siç asht ba demarkacioni asht e gabueshme. Nuk mundem me paragjyku situatën që ka ndodh me 1 Shtator. Ne bazë të vlerësimit të deritanishëm, të fakteve, komisioni shtetnor ka gabue”, ka thanë ai.

Ndryshe, në mbledhjen e kryesisë së LDK’s, të mbajtun dy ditë ma parë, krenat e kësaj partie kanë sigurue që demarkacioni ka me kalue me 1 Shtator dhe se deputetët e saj kanë me votue pro.