Deputeti i LDK’s nis mbledhjen e nënshkrimeve për Demarkacionin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpetim Bulliqi ka fillue me mbledhë nënshkrimet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që çashtja e Demarkacionit me Malin e Zi me u diskutue në nji tryezë nga Qeveria, Komisioni Shtetnor dhe ekspertët.
Ai ka thanë se deri tash ka mbledh afër 20 nënshkrime edhe pse si ka thanë ai për këtë gja mjaftojnë vetëm 6 të tilla.

“Jam tue mbledh nënshkrime lidhun me propozimin tim që kam pas gjatë seancës. Nuk po nënshkruhet nga të gjithë edhe pse për këtë mjaftojnë vetëm 6 nënshkrime. Afër 20 deputetë kanë nënshkrue deri tash, por po synojmë që të mbledhim sa ma shumë të tillë”, tha Bulliqi për lajmi.net

Bulliqi sot ka kërkue nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me organizue nji takim në mes komisionit shtetnor për demarkacion dhe ekspertëve.

Simbas tij me këtë takim ka me u analizue krejt faktet e deritanishme dhe të gjendet nji zgjidhje për demarkacionin me Mal të Zi.