Deputeti i LDK’s: PAN s’ka guxim m’u përballë me neve

Driton Selmanaj, deputet i LDK, mbas ndërpremjes së seancës tha se kjo asht ba për shkak të papërgjegjëshmënisë së pozitës, të cilët injoruen seancën e thirrun nga ta.

Selmanaj asht shprehë se kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, po i ikë përgjegjësisë kushtetuese.

Simbas tij, ai s’ka guxim të përballët me argumentet e tyne për programin qeverisës.

“Kryemimnstri i ri, Haradinaj, ka vendosë m’i ikë përgjegjësisë kushtetuese dhe s’ka guxim të përballlet me argumetet tona për parimet qeverisese. PAN’i s’ka qenë i gatshëm që të përballët në asnji debat dhe kjo po vazhdon edhe ma tutje tue ikë. Ata po tregojnë që ma se paku respektojnë kushtetutën, qytetarët dhe Kuvendin” ka thanë ai.

Shperndaje në: