Deputeti i LDK’s: Për këtë arsye Kisha nuk duhet me u rrënue

Deputeti i LDK’s, Muhamet Mustafa ka thanë se Kisha e ndërtueme jashtëligjshëm në oborrin e UP’s nuk duhet rrënue, por duhet ruejt si dëshmi e aparteidit.

Mustafa ka kritikue pushtetin qendror dhe lokal se kanë reague me vonesë kur kanë ndërmarrë hapa për të mos lejue funksionalizimin e kësaj kishe për nevojat e pakicës serbe.

Lexone të plotë reagimin e deputetit Mustafa:

KISHA KISHA ORTODOKSE SERBE NE KAMPUSIN E UNIVERSITETIT TE MBETET ASHTU SIQ ESHTE – DESHIMI NJE KOHE DHE REGJIMI TE APARTHEJDIT

Eshte simptomatike se pse mu tash ,ne situaten qe kemi ,u aktualizua problemi Nderteses se Kishes ortodokse serbe te ndertuar jashte ligjit dhe ne kohe te okupimit , ne kampusin e Universitetit te Prishtines. Reagimi institucional nga Komuna e Prishtines dhe institucionet qendrore ( nese keto kane pase ndonje rol ketu) ishte i vonuar, Reagimet nesen pas disa ditesh dhe ate ne menyre joserioze kur keto dy nivele pushteti deshironin ti hikin rolit te tyre duke e adresuar problemin te njeri tjetri. Kisha nuk ka nevoje te rrenohet!

Duhet te mbetet deshmi e nje kohe . aprthejdi e ndertuar si pjese e projektit te dhunes sistematik shtetrore, ne kundershtim me ligjet dhe planet urbanistike e zhvillimore te Prishtines dhe Kosoves.

Ndaj duhet te mbetet ashtu siq eshte , nje deshmi e asaj kohe te veshtire.

Megjithate duhet te pengohet tendenca ( e nje dore e zgjatur e Srbise) per ta legalizuar dhe futur ne perdorim pasiqe ne kampusin universitare nuk objekete as te feve te tjera e as dicaka te tiolle ne planet zhvillimore e urbanistike. Megjithate gjithe kesaj duhet ti jepet pergjegje e pavonuar institucionale dhe mos te lejohet qe kjo te behet nje instrument per nxitje dhe ushtrim te dhunes dhe per perkeqesim te situates politike ne vend. Situata duhet te menaxhohet ashtuqe mos te lejoje ngritjen e tensioneve nderetnike e as qe nepermjet saj te ushqehet luftea primitive politike ne Kosove..