Deputeti i Nismës befason me deklaratat për Pacollin dhe LDK’n (video)

Behgjet Pacolli të ndikojë me mentalitetin e tij liberal në zhbllokimin e parlamentit. Kjo asht thirrja e drejtueme për të parin e AKR, nga deputeti i Nisma’s, Milaim Zeka.

Në nji prononcim para mediave, në çastet kur po pritet vazhdimi i seancës konstituive, Zeka ka drejtue akuza ndaj Vetëvendosjes se po bllokojnë institucionet-me arsyetimin se VV’ja nuk ka shkue në takimin e djeshëm konsultativ, dhe simbas tij, kjo gja ka ba që PAN mos me qenë sot në Kuvend.

Zeka edhe nji herë ka përsërite se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, dhe ka shtuar se Vetëvendosje nuk mundet me vnue kushte.

“Deklarata e Avdullah Hotit se LDK nuk ban koalicion me Vetëvendosjes pa i kërkue falje kjo e fundit për veprimet që ka ba në legjislaturën e kalueme, ka vra andrrat e VV që të bajnë qeverinë bashkë. Pjesa dërmuese e LDK ma para shkon në opozitë se sa voton qeverinë në krye me VV”, tha Zeka.