Deputeti i Nismes: Kurrë ma s’e votoj PDK’n nëse…

Deputeti i “rebeluem” i koalicionit PAN, Milaim Zeka, ka thanë se edhe nëse koalicioni nuk merr pjesë në seancën e nesërme ai ka me marrë pjesë.

Zeka i ka thanë se, PDK e ka nesër mundësinë e fundit me propozoue kandidatin për kryetar të Kuvendin dhe nëse ndodh e kundërta, atëherë nuk ka me votue asnji kandidat të PDK.

“Veç në rast se vdes, se unë nesër kam me marrë pjesë në seancë, e para, e dyta në qoftë se PAN’i nuk e sjell nesër kandidatin e vet për kryetar të Parlamentit unë kurrë në jetë kandidat të PDK’s nuk kam me votue”, ka thanë Zeka për lajmi.net.