Deputeti i Nismës me deklaratë bombastike për zhbllokimin e Kuvendit

Milaim Zeka, deputet i Nismës për Kosovën, ka paralajmërue se partia e tij ka me zhbllokue Kuvendin më 24 Gusht, nëse bllokimi vjen nga ana e PDK.

Në nji prononcim për “Indeksonline”, Zeka ka deklarue se zhbllokimi mundet me ardhë vetëm nga mbrenda PAN’it, kësisoj ai ka me kandidue veten për kryetar të Kuvendit.

Edhe pse shprehet se ka dëshirë të mbetet vetëm deputet, Zeka e ka quejt sakrificë të madhe kandidimin e vetes së tij për kryetar.

“Unë kam dëshirë me qenë vetëm deputet i Kuvendit, por për hir të proceseve, nëse ka me u bllokue Kuvendi, unë kam me sakrifikue, për mue asht sakrificë shumë e madhe me u ba kryetar i Parlamentit”.