Deputeti i Nismës tregon se kur ka me vazhdue seanca

Edhe pse koalicioni PAN i ka sigurue votat e nevojshme mbas arritjes se marrëveshjes për bashkëqeverisje me AKR’n, ende nuk dihet saktësisht se kur ka me u mbajtë vazhdimi i seancës konstitutive.

Në koalicionin PAN thojnë se ende nuk ka vendim të premë për datën e vazhdimit të seancës.

I kontaktuem nga ‘Indeksonline’, deputeti i Nismës, Miliam Zeka, pret qe nesër të mbahet vazhdimi i seancës, ku kanë me u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Mendimi im asht se seanca mbahet nesër. Por, zyrtarisht ende nuk asht caktue”, ka thanë shkurt Zeka për ‘Indeksonline’.