Deputeti i partisë së Djukanovic’it deklarohet për Demarkacionin

Për neve, çashtja e Demarkacionit me Kosovën asht e përfundueme dhe nuk ka arsye me u kthye mbrapa, deklaroi për gazetën “Pobjeda” funksionari i PDS, Nikollë Gegaj. PDS asht partia e ish kryeministrit malazez, Millo Djukanovic.

Tue komentue deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se “versioni i tashëm i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ka me ra”, ai tha se asht thellësisht i bindun ”se edhe me qeverinë e udhëhequn nga Haradinaj kemi me vazhdue bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që dy qeveritë kanë në vazhdimësi”. Marrëdhaniet me shtetin e Kosovës janë të shkëlqyeme dhe kështu kanë me qenë edhe në të ardhmen./Malësia.ME/

Shperndaje në: