Deputeti i PDK’s i thotë PO zgjedhjeve, JO Demarkacionit!

Zgjidhja asht zgjedhje”, ka thanë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët PDK’s, Nait Hasani.

Ai zgjedhjet i sheh si mundësi të vetme për me rikthye stabilitetin në vend.

Një nji prononcim për Gazetën Blic, deputeti nga PDK edhe njiherë ka konfirmue qëndrimin e tij karrshi situatës politike në vend.

“E vetmja zgjidhje e situatës politike në Kosovë janë zgjedhjet të reja, nuk shoh ndonji alternativë tejtër”, ka thanë ai.

Qëndrim të premë, Hasani dha edhe për çashtjen e Demarkacionit.

Ai nuk ka me votue këtë marrëveshje, mbasi që vlerëson se asht në dam të shtetit.

“Për këtë çashtje unë kam marrë vendim shumë kohë ma parë, vendimi im asht i ditun, s’ka me votue Demarkacionin”, ka thanë Hasani.

 

nahithasani