Deputeti i PDK’s: S’bahet debat sa për sy e faqe për Demarkacionin!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’s, Elmi Reçica, ka thanë se tryeza, e cila ka me u mbajt më 3 Gusht n’ambientet e Kuvendit të Kosovës në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, nuk do të jetë sa për sy e faqe.

N’intervistën për gazetën “Epoka e re”, Reçica ka thanë se në mungesë të nji debati parlamentar, të shoqnuem me argumente, çashtja e përcaktimit të kufinit të Kosovës me Malin e Zi ka nxitë herë-herë përplasje në mes të pozitës dhe opozitës.

Ai ka thanë se Kuvendi i Kosovës asht vendi i duhun për me i ballafaque argumentet dhe për me qartësue çashtjen në fjalë si dhe për me nxjerrë përfundime në këtë temë.